Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë pritur sot në një takim të paralajmëruar javë më parë, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci, me të cilin kanë diskutuar me theks të veçantë për zhvillimet e fundit në komunën e Skenderajt, pas protestës të së dielës kundër vizitës së presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, në fshatin Bajë, si dhe sigurinë e përgjithshme në këtë komunë.
Jashari me këtë rast ka thënë se qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së Vuçiqit në fshatin Bajë, ku jeton komuniteti serb, për shkak se e kanë konsideruar fyerje këtë vizitë, para një kërkim faljeje për atë që ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë.
Kryetari Jashari ka thënë se pavarësisht protestës, qytetarët dhe pjesëmarrësit kanë treguar pjekuri dhe qytetari të lartë, pasi e gjithë protesta ka përfunduar në mënyrë të qetë.
Sipas kreut të komunës së Skenderajt, ka pas një mungesë të bashkëpunimit dhe koordinimit nga ana e nivelit qendror, i cili nuk e ka njoftuar më kohë kryetarin Jashari për vizitën në fjalë.
Megjithatë, kryetari i Skenderajt ka siguruar komandantin e KFOR-it se protesta e së dielës ka qenë kundër vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj, komunë kjo që ka vuajtur më së shumti gjatë luftës, dhe në asnjë mënyrë kundër serbëve lokal, i cili trajtohet denjësisht në jetën institucionale, kjo për faktin se janë edhe të përfaqësuar në mekanizma dhe organe lokale.
Nuredin Lushtaku ka thënë poashtu se meritat për protestë të qetë dhe që e gjitha kaloi pa ndonjë problem, i ka kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, me stafin e tij, që kanë kontribuar në ruajtje të qetësisë publike.
Edhe komandanti i KFOR-it e ka vlerësuar të qetë protestën e së dielës, dhe pa ndonjë problem.
Gjatë vizitës është diskutuar edhe aspekti i sigurisë në komunën e Skenderajt, ku kryetari Jashari ka thënë se, bazuar në raportet zyrtare të organeve që merren me çështje të sigurisë, komuna e Skenderajt vazhdon të mbetet e qetë, madje edhe në vendbanimet ku jeton komuniteti serb.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci është shprehur i interesuar edhe për aspektin e zhvillimit ekonomik të komunës së Skenderajt, ndërsa kryetari Jashari ia ka bërë të qartë synimet dhe planet në funksion të zhvillimit ekonomik, duke përmend Parkun e Biznesit, pastaj projektin e Pendës në Kuqicë, realizimi i të cilit do të siguronte furnizim me ujë të pijes dhe për ujitje për 200 mijë banorë.
Në fund të takimit, u pajtua se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe komunës së Skenderajt do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë