Jashari për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë

15:25 | 18 Maj 2022
A. B.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se me shqetësim e kishte marrë lajmin për dënimin nga Gjykata Speciale për dy ish-krerët e OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ai në një postim të tij në “Facebook”, e ka quajtur të padrejtë vendimin për të dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg dy ish-luftëtarët e UÇK-së.

Jashari gjithashtu thotë se kishte besuar në drejtësi dhe kishte qenë i bindur se ata do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata dhe se kjo e fundit do të gjykojë drejtë dhe do ta hulumtoj në tërësi rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë
Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.
Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë.
Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme