Komuna e Skenderajt, sot ka organizuar ceremoni në nderim të rekorderes Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e mozaikut me të madh origami në botë, flamurin e Republikës së Kosovës, hyri në librin e rekordeve botërore Guiness.
Në këtë organizim i pari i komunës, Bekim Jashari, tha se Fejza Idrizi, me realizimin e këtij mozaiku vendosi Kosovën si dhe Komunën e Skenderajt, për herë të tretë në librin Guiness.
Jashari tutje theksoi se në vazhdimësi ka qenë përkrahës ndaj artisteve të tillë, duke shtuar se mbështetja për talentet e rinjë të cilët kanë ide kreative nuk do të mungoj asnjëherë, shkruan arbresh.info.
“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi kam ofruar përkrahje për Arbnoren dhe projektet e saja që i ka planifikuar, duke tentuar kështu që ne si komunë të jemi shtytës për realizmin e projekteve të tilla kreative. Kështu unë gjithmonë do të jem afër të rinjve dhe çdo qytetari të komunës sonë, i cili ka ide kreative, të cilat kanë nevojë për mbështetje tone”, tha Jashari.
Drejtuesi i komunës, Bekim Jashari, artisten Fejza Idrizi, në emër të komunës, e nderoi me një shumë simbolike prej 500 euro, mirënjohje për kontributin e saj si dhe i dhuroi stemën e komunës.
Rekorderja Arbnora Fejza Idrizi, u shpreh shumë e lumtur me suksesin që ka arritur, me realizimin e projektit të saj për të cilin kishte punuar pothuajse 1 vit e gjysmë.
Ajo u shpeh falenderuese ndaj Kryetarit Jashari, donatorëve që e ndihmuan si dhe nxënësve, ku për të gjithë përkrahësit ndau mirënjohje.
Fejza-Idrizi në këtë organizim bëri dorëzimin e certifikatës origjinale të konfirmimit të rekordit Guiness, e cila do të vendoset në një hapësirë meritore brenda objektit të komunës, në mënyrë që qytetarët të shohin suksesin e arritur të artistes.
Në fund të kësaj ceremonie Kryetari Jashari së bashku me rekorderen Fejza Idrizi, bënë homazhe edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz./arbresh.info/
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...
Hasani takon shqiptarët në Montreal, diskutojnë mbi mundësit...
Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe, po shikohet ...
Çfarë e shkaktoi këtë diskutim? Drenusha dhe Gresa në një de...