Avokati i Popullit përmes një komunikate për media thotë se mos zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor është indikator i shkeljes së të drejtave të njeriut të kësaj fushe.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 1948, në takimin e Kuvendit të parë Botëror të Shëndetit, si një ndër aktet e para zyrtare të saj, vendosi të festojë 7 prillin për çdo vit, si Ditë Botërore e Shëndetit, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së mbarë botës për një temë me rëndësi të madhe siç është shëndeti global.
Sigurimin shëndetësor për të gjithë, qasja në shërbimet shëndetësore të nevojshme, cilësore, të mjaftueshme, efektive, dhe pa vështirësi financiare, njëherësh çelës për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe kombeve është mesazhi global i këtij viti.
“Dita botërore e shëndetit, këtë vit Kosovën e gjeti në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin i cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Përkundër garancisë kushtetuese për mbrojtje shëndetësore, dhe bazës solide ligjore e cila e garanton këtë të drejtë, vazhdon të mbetet sfidë obligimi pozitiv i shtetit për vënien në zbatim e kësaj të drejte. Vazhdimi i mos zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, është indikator i shkeljes së të drejtave të njeriut të kësaj fushe”, thuhet në komunikatë.
Avokati i Popullit fton autoritetet përgjegjëse për hartimin e politikave dhe programeve efikase shëndetësore, të cilat do të jenë në harmoni me synimet e Agjendës 2030 të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, qëllimi i të cilave është “Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitjes së mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe”, si dhe mbulimi shëndetësor universal.
Në këtë ditë simbolike, Avokati i Popullit si mekanizëm shtetëror i mandatuar për mbrojtjen, mbikëqyrjen, dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kërkon nga të gjitha palët e përfshira, zbatim të plotë të parimeve kushtetuese dhe të të gjitha dispozitave tjera ligjore. Avokati i Popullit, rikujton institucionet publike për obligimin e zbatimit të rekomandimeve të adresuara nga raportet e Avokatit të Popullit, që trajtojnë në veçanti çështjet shëndetësore.
Avokati i Popullit thekson se, “e drejta për jetë të shëndetshme është e drejtë thelbësore dhe elementare e të drejtave të njeriut. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore, i kushteve sociale dhe mjedisit, do t’i shërbejë kultivimit të një kulture e cila do të parandalojë sëmundjet e ndryshme, dhe do të luan rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësisë së qytetarëve të vendit”./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...