Në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, doktorin e mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bënë homazhe dhe vendosën lule tek 98 të rënët, në Kompleksi Memorial të varrezave në fshatin Rezallë.
Me këtë rast Kryetari Jashari deklaroi se Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri.
“Masakra e Rezallës po ashtu është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve të rënë në masakrën e Rezallës përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurve të tyre, ata kanë jetuar tash e 22 vite duke pritur gjetjen e trupave të martirëve të kësaj masakre”, deklaroi Jashari.
Jashari tutje bëri të ditur se në vazhdimësi si kryetar komune, është duke u angazhuar në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi jam angazhuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve duke ngritur zërin dhe duke kërkuar nga institucionet tona dhe ato ndërkombëtare që të detyrojnë shtetin serb në gjetjen e varreve masive”, tha Jashari.
Jashari po ashtu u shpreh falenderues ndaj doktorit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili sipas tij po bënë punë të jashtëzakonshme për çeshtjen etë pagjeturve të luftës në Kosovë.
Kryetari Jashari, bëri thirrje për unitet në mënyrë që kështu të ngritët shteti në vendin për të cilin edhe u flijuan dhe e ëndërruan dëshmorët.
“Të bëhemi bashkë që ta bëjmë shtetin tonë që rinia jonë të këtë punësim e mirëqenie dhe kështu ta duan këtë shtet për të jetuar në të, në vendin që më të dashurit tonë brez pas brez dhanë më të shtrenjtën jetë që ne sot të jetojmë të lirë”, tha Jashari.
Muhamet Rukolli, i cili njëherit është përfaqësues i fshatit Rezallë, në emër të familjeve të martireve dhe dëshmorëve, falënderoi komunën, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe gjithë pjesëmarrësit për vizitën duke uruar që sa me parë drejtësia të vihen në vend.
Gjatë homazheve në këtë kompleks, në nderim të të rënëve Kryetari Jashari shoqëroi edhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad