Jashari: Këto masakra dhe arkivole janë arkiva që dëshmojnë se kush ishin vrasësit

14:32 | 9 Tetor 2021
L G

Masakra e Rezallës ishte njëra ndër masakrat më të pamëshirshme të kryer nga policia dhe ushtria serbe.

Kështu tha kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të nëntë martirëve të Rezallës, të cilët u zhvarrosen në Kizhevak të Serbisë, shkruan arbresh.info.

Sipas Jasharit, këto masakra dhe këto arkivole janë arkiva e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit.

“Këta u vranë në njërën nga masakrat më të pamëshirshmet nga policia dhe ushtria serbe. Për të qenë dëshmitar shpëtuan vec tre persona. Disa vite më vonë ata bënë krimin e dytë, lanë familjarët në ankth tash e disa vite. Këto masakra, këto arkivole janë arkiva, e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit. Fatkeqësisht edhe pas kaq shumë vitesh, kriminelët e kësaj masakre nuk kanë dalë para drejtësisë, ata ende enden të lirë pa u ndëshkuar”, tha Jashari

Në fund të fjalimit kryetari Jashari ndau mirënjohje për mjekësin ligjore./arbresh.info/

Të ngjashme