Është mbajtur dëgjimi publik lidhur me planifikimin e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm 2021 si dhe për parashikimet për buxhetin e viteve 2022-2023.
Para të pranishmëve në Qendrën e Kulturës, “Hasan Prishtina”, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shpalosi punët të cilat janë kryer që nga koha kur ai ka ardhur në krye të komunës, si dhe punët të cilat janë në proces e sipër dhe pritet të përfundohen brenda këtij viti apo vitit të ardhshëm.
Kryetari Jashari me këtë rast ka deklaruar se këtë vit është zgjedhur problemi jetik i banorëve të 10 fshatrave të komunës sonë, në të cilat për herë të parë është instaluar rrjeti i ujësjellësit si në: Rakinicë, Rezallë e Re, Kopiliq i Ulët, Turiqec dhe Tushilë, Kopiliq i Epërm, Vajnikë dhe Ozdrim, kurse në fazën finale janë edhe fshatrat Qubrel dhe Kllodernicë.
“Këtë vit falë bashkëpunimit me qeverinë zvicerane ka filluar instalimi i gypit kryesor të ujësjellësit në 10 fshatra të komunës sonë si në Rezallë, Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makermal, Murgë, Plluzhinë dhe në Ticë, fshtra të cilat vitin e ardhshëm të realizohen edhe kyqjet individuale”, tha Kryetari Jashari njofton zyra për medie e kësaj komune, raporton arbresh.info.
Kryetari Jashari bëri të ditur se në fushën e arsimit po vazhdojnë angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore si dhe ngritjen e cilësisë së arsimit, duke punuar kështu në ndërtimin dhe renovimin e objekteve të reja shkollore dhe poligoneve sportive në shumë shkolla të qytetit të Skenderajt.
Po ashtu Jashari tha se shumë shpejt do të filloi edhe ndërtimi i 2 çerdheve për fëmijë, njëra tek shkolla fillore “Shaban Jashari” me financim të Komisionit Evropian dhe tjetra tek shkolla teknike “Anton Çetta”, me bashkëfinancim mes komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
I pari i komunës bëri të ditur se po ashtu prioritet i veçantë është duke i’u kushtuar edhe shëndetit të qytetarëve të komunës sonë, duke ofruar shërbime cilësore shëndetësore dhe duke bërë investime infrastrukturore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj si dhe në Ambulantat e Mjekësisë Familjare.
Jashari shtoi tutje se situata e krijuar nga pandemia COVID-19, ka shtruar nevojën edhe më shumë që të ndihmohen familjet në nevojë, ku brenda një periudhe tre mujore janë ndihmuar 4 mijë familje nevojtare dy herë radhazi, përkrahje kjo e cila sipas Jasharit do të bëhet edhe në vazhdim.
“Edhe këtë vit sikur tri vitet e fundit bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojmë shtëpi për familjet në nevojë”, shtoi ai tutje.
Rëndësi të madhe sipas Kryetarit Jashari i është dhënë sektorit të Bujqësisë, ku për tri vite është shumë fishuar buxheti për këtë fushë, nga 48 mijë sa ka qenë në vitin 2017, në 400 mijë sa është në këtë vit bashkë me ndihmën e donatorëve. Ku që nga ardhja e Kryetarit Jashari në krye të komunës janë përkrahur me grante të ndryshme 850 fermer.
Gjatë këtij mandati janë asfaltuar edhe rrugë të cilat ishin mbetur të pa trajtuara dekada më parë si dhe shumë të tjera janë në realizim e sipër. Po ashtu janë ndërtuar rrjete të kanalizimit në shumë fshatra të komunës sonë.
Edhe për fushën e mjedisit, Kryetari Jashari prezantoi punët të cilat janë kryer si largimi i deponive ilegale të shumta brenda territorit të komunës, po ashtu furnizimi i ekonomive familjare me kontejnerë për mbeturina , proces ky i cili do të vazhdoj deri në fund të vitit në mënyrë që të përfshihet i gjithë territori i Skenderajt.
Kryetari Jashari edhe kësaj radhe para të pranishmëve bëri thirrje që të ruhet mjedisi si dhe të hidhen mbeturinat në vendet e destinuara për to.
Në këtë takim, planifikimin e buxhetit për vitin 2021 e bëri drejtori i Financave, Kastriot Gashi, i cili bëri të ditur se ky planifikim buxhetor do të jetë ne faqen e komunës në dispozicion që qytetarët ta shohin dhe të japin rekomandimet e tyre të cilat do të mirën parasysh nga komuna.
Ndërsa në këtë diskutim publik kërkesat në përgjithësi kishin të bënin me punët të cilat janë duke u realizuar apo edhe janë planifikuar me planifikimin buxhetor për vitin 2021.
Ndërsa për kërkesat të cilat kishin të bënin me sigurimin e ujit të pijshëm, Jashari tha se që nga ardhja e tij në krye të komunës ai ka ri-aktualizuar projektin e “Pendës së Kuqicës”, projekt ky për të cilin tha se është duke kërkuar donatorë për ta realizuar në mënyrë që një herë e përgjithmonë t`u sigurohet uji i pijshëm qytetarëve të Skenderajt për 24 orë.
Qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim buxhetor kanë falënderuar kryetarin Jashari për angazhimin në realizimin e projekteve jetike për qytetarët e komunës sonë si dhe shpalosen kërkesat e tyre në lidhje me projektet që duhet të realizohen viteve në vijim./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...