Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Përmes një shkrimi në facebook, Jashari ka shkruar se kjo është një dëshmi që lufta ende nuk ka përfunduar.
“Kjo është dëshmi që lufta jonë ende nuk ka përfunduar, luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta”, ka shkruar Jashari.
Vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale, Jashari e sheh si pasojë të vendimeve të marra nga të zgjedhurit e shtetit në njërën anë dhe probagandave serbe në anën tjetër.
Ai thotë se Gjykata Speciale nuk mundet ta dënojë Salih Mustafën, në emër të popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.
Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.
“Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja”, shkruan ai.
Reagimi i plotë i tij:
Kjo është dëshmi që lufta jonë ende nuk ka përfunduar, luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njerën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë.
Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë.
Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë nderkombëtar.
Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.
Ai po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shetitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë. Turp!, ka shkruar Jashari në reagimin e tij.
Kujtojmë se sot Gjykata Speciale dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”