Për kryetarin e komunës së Skenderajt është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës, nuk ka arritur ende të bëjë konservimin e kullave të Jasharajve. Nipi i komandantit Adem Jashari, Bekimi po thotë se këto kulla kanë mbetur nën mëshirën e fatit, meqë dita ditës priten të shemben. Kritika ka edhe për mos dokumentimin e krimeve dhe historisë së vendit, për çka tha se sot po përballet vendi me akuza te pabaza.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në seancën solemne të Kuvendit Komunal tha se nëntori është muaji më i ndritshëm dhe më i rëndësishëm i rilindjes kombëtare. Sipas tij, festa e 28 nëntorit shënon tri data thelbësore të historisë së lavdishme. Atë të festës së Flamurit, 108 vjetori e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e 65-të e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari dhe Dalja Publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari tha se sot kujtohet sakrifica e popullit shqiptarë, vuajtjet por në të njëjtën kohë dhe krenaria dhe sukseset e arritura gjatë historisë në formësimin dhe zhvillimin e kombit.
“Nëntori na kthen kujtesën 65 vite pas, kur në Prekazin tonë historik, lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili tërë jetën e tij ia kushtoj vendit, duke filluar me kontributin e tij në demonstratat e vitit 1981, ku kërkesë e vetme në këto demonstrata ishte liria dhe pavarësia e vendit tonë. . Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem JASHARI, së bashku me shumë luftëtarë, trima e trimëresha anë kënd vendit luftuan pa ndalur kundër agresorit serb për të mundësuar që ne dhe gjeneratat e reja të jetojnë të lirë dhe të pavarur”, tha ai.
Baba Shaban, babushi Hamza dhe bali Adem, siç i quajti ai, tha se kishin vendosur që luftën për lirinë e Kosovës ta vazhdojnë deri në frymën e fundit. Ata me 5,6 dhe 7 mars së bashku me anëtarët e familjes dhe tërë lagjen Jasharaj luftuan kundër forcave serbe, për tri ditë rresht, deri në rënien e tyre heroike në altarin e Lirisë, për të mos vdekur kurrë.
Bekim Jashari tha se sa herë vjen nëntori nuk ka se si të mos kujtohet dalja e parë publike e UÇK-së, që ndodhi pikërisht në ditën e flamurit, me 28 nëntor.
Nipi i Ademit, Bekimi tha se Ushtria Çlirimtare bëri luftë të drejtë për mbrojtjen e tokave, për këtë sipas tij çdo përpjekje për ta njollosur atë, do të dështojë. Lufta e saj është themeli i lirisë që sot frymon në shtetin tonë demokratik. Ai pati edhe kritika për institucionet, meqë sipas tij nuk është bërë sa duhet për dokumentimin e historisë së Kosovës.
“21 vite pas çlirimit të vendit dhe 12 vite pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë, fatkeqësisht përveç sfidave të zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit po përballemi edhe me akuza të pabaza, të njëanshme e të cilat kanë për qëllim degradimin e historisë sonë të lavdishme. Për fat të keq, shteti jonë nuk ka bërë sa duhet në dokumentimin dhe promovimin e historisë sonë, vuajtjeve, sakrificës dhe luftës mbrojtëse të popullit tonë. Në këtë drejtim, ka qenë e lehtë dokumentimi i historisë dhe luftës sonë të drejtë. Masakrat ndaj civilëve, fëmijëve, grave, të rinjve e të moshuarve, maltretimet, përndjekjet, arrestimet, zhdukjet e vrasjet makabre janë dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar se kush ishte agresori dhe kush ka bërë krime në vendin tonë. Të gjitha këto vuajtje e persekutime të bëra nga shteti serb është dashur të dokumentohen, argumentohen e faktohen përmes ndërtimit të muzeut të gjenocidit, ruajtjes së gjurmëve të krimeve serbe dhe shkruarjes së teksteve të historisë, nga ata të cilët janë të thirrur për të bërë këtë, institucionet dhe Akademia e Shkencës dhe Artit”, shtoi ai
Jashari foli edhe gjendjen e kullave të Jasharajve, qe sipas tij kane mbetur nën mëshimin e kohës dhe ditës.
“Është absurde dhe e papranueshme që sot, 21 vite pas luftës ende shteti jonë nuk ka arritur të bëjë konservimin e kullave të Jasharajve të cilat kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe dita ditës rrezikohen të shemben.
Sot, kur po përballemi me akuzat e Gjykatës Speciale ndaj luftëtarëve tonë të Lirisë, po bindemi se sa pak kemi bërë si shtet për të mbrojtur luftën tonë çlirimtare. Të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra, shteti ynë edhe pas 12 vite pavarësi po përballet me sfida të mëdha por të cilat mund t’i tejkalojmë vetëm të bashkuar e duke vënë interesin shtetëror para çdo interesi partiak e grupor”, ka deklaruar Jashari.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë thirrje që të punohet më shumë, përtej dallimeve ideologjike, politike e konceptuale, në zhvillimin e vendit, fuqizimin e rendit e ligjit, arsimit, shëndetësisë e rinisë, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe ndaljen e migrimit të të rinjve jashtë vendit.
Ai theksoi se sot patriotizëm është besimi në vlerat institucionale e demokratike, kujdesi për shtetin, për pronën publike, mjedisin, ruajtjen e vlerave tona tradicionale e historinë tonë të lavdishme.
Me këtë rast Bekim Jashari ka ndarë titullin qytetar nderi për humanistin, Halil Kastrati dhe kampionin në boks, Haxhi Krasniqi
Halil Kastrati tha se ndjehet i privilegjuar, qe në festën e flamurit dhe ditëlindjes te Adem Jasharit po nderohet si qytetar i kësaj komune. Për çka shtoi se do të jetë gjithmonë pranë familjeve në nevojë.
“Gjatë këtyre viteve ‘Jetimat e Ballkanit’, kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarin dhe stafin. Puna e tij e palodhshme ka bërë që shumë jetimë te buzëqeshin dhe shumë nëna të qajnë por me lot gëzimi.. tani ne jemi bërë shumë dhe lusim Zotin që ata qe kanë nevojë për ndihmën tonë të janë pak”, tha Kastrati.
E, kampioni i boksit, Haxhi Krasniqi tha se ky titull e bën më shumë përgjegjës, meqë sot po bëhet ushtar me doreza të boksit.
“Unë ju falënderoj shumë, sot ndjehem me shumë emocione. Janë gati sikur dua të dalë në ring. Këto emocione më prekin, dua që këtij vendi e sidomos familjes Jashari t’i sjelli më shumë suksese”, theksoi ai.
28 nëntori shënon pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit e legjendarit Adem Jashari.
Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton edhe daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor ta vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës