Kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë uruar kryetarin e Kërçovës, Fatmir Deharin, për mandatin e dytë në krye të komunës. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko.
Jashari e Lladrovci e ftuan Deharin për vizitë në dy komunat e Drenicës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin ekonomik.
Për këtë vizitë, Lladrovci ka bërë një postim në rrjetin social si më poshtë:
Kryetarin Fatmir Dehari, së bashku me Bekim Jasharin dhe Pandeli Majkon e uruam për mandatin e dytë në krye të Kërçovës. E përgëzuam për suksese dhe mbarësi në komunën dhe punët që udhëheq.
Fatmirin e kemi pasur si anëtar të familjeve tona sepse që nga mosha 17 vjeçare, ishte i kyçur në rezistencën kombëtare dhe më vonë, ndër të parët në radhët e çlirimtarëve. Personalitet i paepur. Urime Kërçova!
Suksese Fatmir!”
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...