Google ADS

Jashari e Buhler flasin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-së

21:20 | 2 Korrik 2024
E.G

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Sipas njoftimit, gjatë takimit me gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike .

Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve./Arbresh.info/

Të ngjashme