Jashari: Burgjet e mbipopulluara, shërbimet shëndetësore të dobëta(VIDEO)

09:39 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se trajtimi shëndetësor i të burgosurve nëpër qendrat korrektuese dhe burgjet e Kosovës vazhdon të jetë në nivel jo të kënaqshëm.

Ai ka thënë se kjo çështje mbetet sfiduese shkak i mbipopullimit nëpër burgje.Për këtë gjendje ai përgjegjës e bënë institucionet, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.

“Problemet e mbipopullimit në Kosovë pothuajse tani më janë më shumë relative se sa një kohë më herët ndërsa është sfiduese trajtimi mjekësor i të burgosurve duke përfshirë edhe këto rastet e fundit që zgjuan vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, mirëpo edhe çështjet të cilat kanë të bëjnë me të burgosurit. Por janë edhe ankesat e lirimit me kusht i cili është numri më i madh i ankesave që janë paraqit me shkrim nga të burgosurit në institucionin e avokatit të popullit deri më tani”, ka thënë Jashari për Ekonomia Online.Gjithashtu Avokati i Popullit të njëjtin institucion e bënë përgjegjës edhe për vdekjen e dy të paraburgosurve në qendrat korrektuese.“Përgjegjësia bie nëpër institucionet publike, së pari nëpër institucionet e burgut dhe shërbimeve korrektuese të Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë. Personat e privuar lirie janë nën kontroll shtetëror dhe përgjegjësia bije drejtpërdrejt tek institucionet shtetërore”, ka thënë Jashari.

“Mirëpo, më pas dallohet përgjegjësia eventuale nga ajo që njihet si përgjegjësi objektive ose subjektive i një autoriteti përkatës të caktuar. Mirëpo, kjo është çështje që vlerësohet në çdo rast specifik kryesisht nga autoritetet gjyqësore ku zhvillohen hetime efektive dhe të shpejt në çdo rrethanë sikur këto dyja që ju i përmendët”, ka shtuar ai.Sa i përket shërbimeve shëndetësore nëpër qendra e paraburgimit, ai ka thënë se janë duke hetuar raste dhe së shpejti do të dalin me një raport ku edhe do të japin rekomandimet përkatëse.

“Po ka raportime, jemi në hetim të rastit nëse bëhet fjalë për rastin në Lipjan, ku kemi bërë inspektimin, i cili është kryer dhe janë mbledhur të gjitha dokumentacionet shëndetësore dhe së shpejti institucioni i Avokatit të Popullit do të dalë me një raport i cili do të bëhet publik me rekomandimet përkatëse, por për momentin jemi në fazën e hetimeve dhe ky raport ende nuk është publikuar dhe shpresojmë që shumë shpejt do jetë publik.Avokati i Popullit ka folur edhe për kushtëzimin që po u bëhet qytetarëve për pagesën e tatimit në pronë, duke thënë se një gjë e tillë është e jashtëligjshme.“Ne këtë e kemi bërë me një raport publik të cilin ia kemi dorëzuar dy ministrive përkatëse dhe kërkesa jonë ka qenë të shfuqizohet ky udhëzim administrativ si bazë ligjore, i cili është në kundërshtim me dy ligje të tjera bazë të cilat rregullojnë këtë çështje dhe ne kemi kërkuar që të përmirësohet kjo e padrejtë dhe është e kundërligjshme”, ka thënë Jashari.

[vimeo 214357627 w=960 h=540]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme