“ Ende asnjë lider institucional nuk na ka ftuar ne takim”.
Kështu ka thënë për Arbresh.info, Rrahman Jashari , kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovë (SBASHK).
“Ende askush nuk ka ftuar ne takim, po presim që gjatë ditës te marrim ndonjë ftesë”, ka thënë ai.
Jashari ka shtuar se presin që gjatë ditës se paku të ftohen nga MASH.
“ Po presim që së paku të ftohemi ne takim nga Ministria e Arsimit, por ende nuk kemi ende asgjë zyrtare”, ka përfunduar ai.
Ndryshe të hënën sistemi parauniversitar ne vend është futur në grevë të përgjithshme duke kërkuar ngritje të koeficientit.
Ata kanë premtuar zgjatje të grevës për muaj të terë në rast te mos përmbushjes së kërkesave të tyre.
Ndryshe i pari i SBAShK-ut të hënën me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist kanë vizituar shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet për të parë mbarëvajtjen e grevës.
Edhe gjatë këtij takimi Jashari dhe mësimdhënësit bënë të ditur se nuk do të heqin dorë nga greva edhe në rast të marrjes së ndonjë premtimi.
“Greva do të ndërpritet vetëm atëherë kur do të ndërmirren veprime konkrete drejt kërkesave të tyre”, kanë thënë ata/Arbresh.info.
Lexo edhe: Jashari viziton shkollën “Hasan Prishtina”, mësimdhënësit të vendosur për vazhdimin e grevës
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...