Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka treguar se pse nuk kanë protestuar mësimdhënësit për 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Përmes një njoftimi për media, Jasharaj tha se punëtorët e arsimit nuk kanë protestuar në mënyrë që ta kursenin kryeministrin Albin Kurti, pasi një ditë më vonë ai do të udhëtonte për në Bruksel për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun e asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkretë të udhëheqësve sindikalë e në veçanti “babën e grevave”. “Kur unë shkova të përballesha me Serbinë, më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë”, kishte thënë Kurti, duke përcjellë mesazhin të mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në Facebook se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paskan ulur forcën goditëse Kurtit. Unë si përfaqësues i SBAShK-ut ka kohë që nuk po flas dhe i kam lutur gjithë kolegët e mi sindikalistë në arsim që të heshtim për një kohë karshi gjithë përpjekjeve të Qeverisë Kurti dhe ekzekutorit Murati që të na zhdukin na faqja e dheut me sulme, me shpifje drejtuar institucioneve të drejtësisë, me lajme të rreme për anulimin e Kontratës Kolektive sepse zhurma, veprimet tona sindikale i duhen Kurtit”, ka thënë Jasharaj.
Ai theksoi se heshtën për 1 Maj, pasi përndryshe, sipas tij, Kurti do të deklaronte se e penguan atë në Bruksel.
“Ne në marrëveshje me numrin më të madh të anëtarësisë e duke treguar unitet heshtëm më 1 Maj kur kolegët tanë sindikalistë në Evropë e botë më 1 Maj organizuan protesta sepse kryeministri Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta. Nuk penguam Kurtin në Bruksel, por shikoni se çfarë na solli nga atje”, ka shtuar Jasharaj./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...