Njohësit e çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se të gjithë mësimdhënësit duhet të marrin licencën bazë.
Madje ata thanë se nuk duhet të ketë vlerësime një herë në 5 vjet, por të standardizuara dhe kredibile që tregojnë se cila është gjendja e cilësisë së mësimdhënies.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj.
Sipas tij, të gjithë mësimdhënësit duhet të duhet të marrin licencën bazë, por që nuk do të vlerësohen në formë të testit.
“Vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj edhe janë duke u bërë ndryshime në legjislacion, mirëpo nuk nënkuptohet që ai vlerësim do të jetë vlerësim në formë të testit”.
“Sa i përket vlerësimit ideja është që të gjithë mësimdhënësit marrin licencën bazë dhe të mund ta mbajnë përmes atyre vlerësimeve të rregullta që bëhen në punë. Ndërsa nëse kërkojnë licencë të avancuar atëherë zbatohen metoda të veçanta të vlerësimit që ende nuk janë vendosur”, tha ai.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se janë dakorduar me MAShT se test me shkrim për punëtorët e arsimit nuk do të ketë.
“Kemi insistuar dhe mbase do të bëhet një lloj vlerësimi i punëtorëve të arsimit që quhet vlerësim i brendshëm nga drejtorit e pastaj edhe një vlerësim i jashtëm përmes inspektorëve”.
“Ne jemi për vlerësim të tillë sepse duam të dimë se cili është niveli i punës që bëjnë punëtorët e arsimit, por jo test me shkrim”, tha Jasharaj.
Përderisa, drejtori i Institutit EdGuard Rinor Qehaja tha se vlerësimi duhet të jetë i vazhdueshëm e jo të bëhen në çdo pesë vjet.
Ai shton se kjo do të tregonte për gjendjen në arsim, por edhe do të ndihmonte mësimdhënësit që të përmirësohen.
“Vlerësim të mësimdhënësve duhet të ketë në përditshmëri. Mirëpo ai vlerësim duhet të fillojë në momentin kur të rishikojmë legjislacionin aktual mbi vlerësimin e performancës së mësimdhënësve”.
“Pra jo vlerësime një herë në 5 vjet, jo vlerësime ku të vlerësuarit janë më të kualifikuar se vlerësuesi, por vlerësime të mirëfillta, të standardizuara dhe kredibile që na tregojnë se kush është gjendja e cilësisë së mësimdhënies dhe më e rëndësishmja e ndihmojnë vetë mësimdhënësin për përmirësimin”, tha Qehaja. /EO
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...