Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka demantuar lajmet se janë tërhequr nga kërkesa kryesore për shtesën prej 100 eurosh.
Jasharaj për arbresh.info tha se mbase është keqkuptuar letra kthyese e SBASHK0ut drejtuar Avokatit të Popullit.
“Mbase ndonjë media pa qëllim, letrën kthyese që SBASHK-u i ka dërguar Avokatit të Popullit. Sepse unë isha nga Këshilli Grevist i BSPK-së, i vizitova kolegët e mi, të cilët në informuan se kanë bërë një shkresë kthyese m e një grup punues. Mbase mund t ë jetë lexuar gabimisht, por ajo që di është se as SBASHK-u, as shërbyesit civil, gjegjësisht këto dy sindikata në kuadër të BSPK-së që po mbajnë grevë, nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë”, tha Jasharaj për arbresh.info.
Ani pse Avokati i Popullit sipas tij, kishte deklaruar se sot do ketë marrëveshje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje sipas tij, nuk ka pasur asnjë thirrje, as nga Avokati i Popullit, e as nga Qeveria e Kosovës,
“Ai thotë se Avokati i Popullit me emocione dhe me një optimizëm të ngutshëm kishte deklaruar se sot do të ketë marrëveshje, e unë po ju them me plotë përgjegjësi, jo që s’patëm takim, por asnjë telefonatë, as nga ai e as nga qeveria. Mund të jetë keqkuptuar ndonjë rresht në letrën kthyese, në përpilimin e së cilës unë nuk kam marrë pjesë, por jam nënshkruar si kryetar i SBASHK-ut”, u shpreh ai.
Ai tregoi se SBASHK-u ka ofruar një version të ri karshi shumës 50 euro që ka ofruar qeveria.
“Me plotë përgjegjësi e them se nuk është e vërtet se jemi tërhequr nga asnjëra prej kërkesave. SBASHK-u ka ofruar një version të ri karshi asaj 50 euro shtesë nga pakoja, qeveria t’ia shtojë edhe përqindjen e ngritjes ekonomike të këtij viti dhe atë përqindjen e inflacionit. Pra, nuk kemi tërheqje nga kërkesa, nuk ka pasur asnjë takim dhe po e them prapë, para mediave është shpallur greva dhe para tyre do të mbyllet”, u shpreh Jasharaj. /arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit