Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës , Rrahman Jasharaj, pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se u kanë kërkuar takim të gjitha partive.
Ai ka sqaruar se takim i kanë kërkuar edhe presidentes Vjosa Osmani, por që ende nuk kanë datë për takim.
Jasharaj, ka thënë se pret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i shohë palët të barabarta sa i përket grevës së punëtorëve të sektorit publik.
“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi”.
“Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.
Presidentja Osmani ka bërë thirrje të enjten mbrëma që të ndërpritet greva dhe t’i hapet rrugë dialogut.
Ajo ka thënë se është duke u angazhuar që ta zgjidhë këtë çështje.
Sindikalistët do të takohen edhe me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...