Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe aktivitetet e Sindikatës së Arsimit. Ai tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë.
Jasharaj tha se drejtoritë arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur se nga ana teknike shumica absolute e shkollave janë të përgatitura për vitin e ri shkollore, por ai shtoi se mbetet pikëpyetje pajisjet me tekstet shkollore, duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar lidhur me pajisjet e mjeteve mësimore, që sipas tij ka pasur vonesa të mëdha.
Jasharaj tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë. Megjithatë ai tha se është duke komunikuar me kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve dhe paralajmëroi se në fundin e shtatorit do të mbahet takimi në Këshillin Drejtues, si organ më i lartë mes dy kongreseve të SBASHK-ut, dhe aty do të merret vendim se çfarë të veprohet tutje.
“Për t’i ikur grevave e protestave dhe për t’i dhënë hapësirë dialogut ne kemi filluar dhe jemi të angazhuar që të mbajmë takime me të gjithë ata që ndikojnë në krijimin e kushteve për dialog”, deklaroi Jasharaj, teksa shtoi se u kanë dërguar shkresa të gjithë shefave të grupeve parlamentare të partive politike.
Ai bëri të ditur se me 4 shtator do të ketë takim edhe me shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllimin më të mirë që të ndikojë që çështjet të zgjidhen me dialog.
Jasharaj paralajmëroi se do të bëjnë një nismë qytetare, nëse pajtohet anëtarësia për të mbledhur nënshkrime për t’ju drejtuar Parlamentit që ta rikthejnë në debat çështjen e ndryshimit të skemave pensionale për vitet e ’90-ta, sepse, sipas tij ndryshimet e bëra kanë qenë goditje e rëndë për punëtorët e arsimit, duke mos e gëzuar pensionin e punës.
Kërkesë tjetër e SBASHK-ut, sipas Jasharajt do të jetë edhe rrija e koeficientit për 30 për qind.
AI kritikoi ministren e Arsimit, Nagavci për shmangien e takimeve me SBASHK-un që nga viti 2022, duke shkaktuar rritjen e pakënaqësisë te punëtorët e arsimit.
Por sipas Jasharajt nëse kërkesat e SBASHK-ut heshten, atëherë mbetet që Këshilli Drejtues si organ më i lartë i sindikatës të marrë nisma për të vepruar më tutje, sipas ligjeve në fuqi për veprime sindikale.
Këshilli i Prindërve, sipas Jasharajt, ndonëse kundërshton grevën, në hapa të shpejtë, mbështet kërkesat e SBASHK-ut./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...