Jasharaj: MASHT-i as Qeveria nuk mund ta shuajnë SBASHK-un

13:34 | 4 Dhjetor 2024
K.B

Protestuesit e SBASHK-ut kanë pritur para ministrisë së Arsimit që të dal dikush nga ministria për t’i aprovuar kërkesat e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se as MASHT-i as Qeveria nuk mund ta shuajnë SBASHK-un.

“Asnjëherë nuk e dëgjuan zërin e Sindikatave. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë kontrata me dialog. Ministra asnjëherë nuk foli për kërkesat tona në Qeveri dhe i injoroi ato. Më këshillat djallëzore të ministrit Murati u nxor një vendim një nismë që të na mohohet e drejta Këtë aktivitet po e bënë si fushatë. Në me muaj të tërë dërguam komisionin tonë dhe draftin dhe Nagavci i ikte dialogut. Po ishte dinjitoze kontrata kolektive do të bisedohej me kohë. Ai i donë punëtoret e arsimit të shkelur. Nagavci duhet të ndihet ministre. Ne ishim dhe mbetemi në dialog”, tha Jasharaj para protestuesve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për ministren Nagavci se ajo asnjëherë nuk u bë zëri i punëtorëve në arsim, dhe se ajo u mundua ta mohojë kontratën e arsimit dhe deklaronte se do të bisedonte për deklaratën e re, po shihet se ka pasur një deklaratë mashtruese
Jasharaj tha se ministrja Nagavci nuk do dialog./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme