Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se më 2 shtator nuk do të ketë grevë.
Por, Jasharaj paralajmëroi që në mes të muajit shtator do të ketë një mbledhje, në të cilën tha se do të analizohet situata si edhe do të respektohet vullneti i anëtarëve.
“Në mes shtatorit do ta kemi një takim të këshillit drejtues që është organi më i lartë mes dy kongreseve, do ta analizojmë situatën, pasi edhe vitin e kaluar shkollor kishim zëra kogja të theksuar që në mungesë të dialogut kërkonin që të kemi veprime sindikale, do të shohim se cfarë do na sjell takimi i mesit të shtatorit, e unë dhe stafi kemi obligim statutor që të respektojmë vullnetin e anëtarësisë, se cfarë do të ndodhë në shtator e tutje sa i takon aktiviteteve dhe veprimeve sindikale mbetet ta thonë vetë anëtarësia përmes përfaqësuesve të tyre”, tha Jasharaj.
Teksa theksoi se pakënaqësitë janë të mëdha për ligjin e pagave, ku koeficienti i ngritur nga 105 në 110 ishte ironik.
“Dorën në zemër, duhet pranuar se ka pakënaqësi të mëdha, ka pakënaqësi për ligjin e pagave, për koeficientin që u ngrit nga 105 në 110 dhe solli një ngritje ironike për vetëm 28 euro në muaj në kohën kur në shtetet përeth nesh janë bërë lëvizje të mëdha të pagave në sektorin publik, po e përmendi Shqipërinë që është vendi më i afërt, me këtë situatë që kemi, kërkesat e zërat e pakënaqësisë janë të pranishëm dhe do të shohim se si do prezentohen dhe cilat do të jenë këkesat e anëtarësisë në mbledhjen që do ta mbajmë në mes të shtatorit, dhe jemi të obliguar të vendosim ashtu siç mendon shumica e anëtarësisë tonë”, shtoi Jasharaj për Dukagjinin.
Jasharaj tha se duhet të ketë rritje urgjente të pagave në sektorin e arsimit, sipas tij rritje të vlerës së koeficientit për së paku 30%.
Si dhe kërkesë tjetër nga SBASHK-u është edhe përmirësimi i kushteve të punës në shkolla.
“Do të veçoja rritje në mënyrë urgjente të vlerës së koeficientit për së paku 30%, pastaj këkesë që të përmirësohen dukshëm kushtet në shkolla, pasi me këto kushte që punohet në shkolla me shpuzë dhe shkumës, jemi larg kërkesave të shekullit 21, dhe po kemi telashe në realizimin e objektivave, sepse mësimdhënësit duan të arrijnë sukses në profesionin e tyre të shenjtë, në arsimimin e brezave, nuk po mund të arrijmë objektivat në mungesë të kushteve të punës”, tha Jasharaj.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...