Google ADS

Japonia ndihmon financiarisht shëndetësinë e Kosovës

06:58 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Marrëveshja që ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe do të nënshkruhet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme