Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasaëara.
Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është biseduar rreth ndihmës që po i ofron shteti Japonisë Kosovës për të luftuar virusin Covid-19.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Japonisë, sipas Zemajt, ka sqaruar se shteti mik i Japonisë aktualisht është i gatshëm të ofroj ndihmë dhe mbështetje për sektorin e shëndetësisë̈ në Kosovë dhe kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Me z. Mitsunori Ogasaëara,
i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë biseduam rreth ndihmës që Japonia po i ofron Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.
Së fundi, së bashku kemi punuar ngushtë që të sigurohet një ndihmë e nevojshme për sigurimin e medikamenteve dhe donacioneve, të cilat janë të domosdoshme për trajtimin e pacienteve të prekur nga pandemia Covid19.
Ambasadori, Ogasaëar sqaroi se shteti mik i Japonisë aktualisht është i gatshëm të ofroj ndihmë dhe mbështetje për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Shpreha mirënjohjen time të thellë dhe e falënderova Japoninë për ndihmën e vazhdueshme që po i ofron Kosovës, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë.
#QeveriaHoti
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit