Kandidati për asamble në Deçan nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se ka parë që është e nevojshme dhe ka dashur të jetë zë i fuqishëm për personat me aftësi të kufizuara.
Januzaj deklaron se një person i kësaj kategori mund të japë shumë dhe se ai ka gjetur mënyra që brenda dy viteve t’i dhurojë 150 karroca, të cilat kushtonin 1000 deri në 3500 euro, njofton Klankosova.tv.
“E kemi në plan për personat me aftësi të kufizuara, e kemi një kujdes të tyre dhe integrimin e tyre brenda në Komunë të Deçanit, është banimi social për familjet në nevojë, është ndihma me pako ushqimore higjienike, këtë e bëj edhe unë prej fondacionit qe gati dy vite, ma e mira që ka me kanë po besoj brenda katër viteve ka me kanë ndërtimi i shtëpisë së pleqve në komunë të Deçanit.” tha Januzaj i ftuar në emisionin Edicioni Special.
Kandidati për asamble tregon se ka për synim të fillojë një projekt që të bëhet regjistrimi adekuat i personave me aftësi të kufizuara në Deçan.
“Në krejt Kosovës po besoj më ka ra me i pa, nuk më pëlqen gjendja e personave me atësi të kufizuara, është shumë e lënë pasdore, gjithçka nuk është në rregull, as nuk funksionojnë ligjet qysh duhet, në përgjithësi shumë është një gjendje shumë e keqe.”
“Problemi është tash në kohën e pensioneve që prej viti 2017 është bërë pensioni i personave me aftësi të kufizuara, paraplexhikë dhe tetraplegjikë, është bërë ligji dhe nuk zbatohen me rregull, edhe brenda ligjit gjen aty pakorrektësi.”
Tutje ai thotë se ndarja e karrocave nuk bëhet me rregull dhe për këtë i vë faj edhe shoqatës për persona me aftësi të kufizuara Handikos.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...