Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti i njohur Dushan Janjiq, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ftoi Listën Serbe që të marrë pjesë, pa kushte, në zgjedhje në veri vetëm për të shmangur përgjegjësinë për një numër të madh vendimesh të gabuara në vitin e kaluar.
Janjiq ka thënë për mediat serbe se thirrja e Vuçiqit për të shkuar në zgjedhje është edhe një tjetër lëvizje në vargun e gabimeve, sepse, siç tha ai, Vuçiq nuk u përball me gabimin dhe pasojat kur tërhiqte serbët nga institucionet e Kosovës.
Ai ka theksuar se në veri të Kosovës nuk do të ketë zgjedhje para pranverës së vitit të ardhshëm.
Analisti Janjiq theksoi se Lista Serbe është diskredituar edhe një herë sepse është kthyer në megafonin e Aleksandër Vuçiqit.
“Vuçiq tani është i gatshëm të bëjë çdo lëshim ndaj kryeministrit Albin Kurti, përderisa nuk diskutohet për fajin e tij për ngjarjet tragjike në Banjskë të 24 shtatorit. Serbët në Kosovë janë shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer sepse e kuptuan se Beogradi nuk ka më asnjë përgjigje dhe fuqi për t’u ofruar atyre asnjë ndihmë. Lista Serbe nuk është më një lojtar politik. Tani do të ishte mirë që serbët në Kosovë të zgjedhin përfaqësues të rinj politikë, të cilët nuk janë nga krimi dhe Beogradi”, ka përfunduar Janjiq./rtk
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi