Google ADS

Janjiq “përkujton” se shumë serbë dhe kisha të tyre ka edhe në jug të Ibrit

13:26 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Kisha serbe, përmes klerit të saj, vazhdon ndërhyrjet në problemet e Kosovës duke u përpjekur ta imponojë zgjidhjen që e do vetë.

Pas ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Mali i Zi në afërsi të Manastirit të Deçanit, igumeni i kësaj kishe, Sava Janjiqi ka përkujtuar, siç ka thënë, se serbët dhe objekte kishtare serbe ka edhe në jug të Kosovës, transmeton Arbresh.info.

Janjiq, në llogarinë e vet të Facebookut ka bërë një listë për këta serbë dhe për këto objekte, të cilën po e publikojmë:

“Për ata që kanë harruar çfarë ende kemi në Kosovë, dhe atë në jug të Ibrit, përkujtojmë:

– Dy të tretat e 120 mijë serbëve me gra e fëmijë jetojnë në jug të Ibrit, më së shumti në Anamoravë, përreth Graçanicës e Shtërpcës dhe vetëm një e treta jeton në veri të Kosovës;

– 140 kisha në të cilat shërbejnë klerikë të Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren, disa nga të cilët me nga katër fëmijë në meset etnikisht të pastra shqiptare;

– 10 manastire aktive me më shumë se 100 murgj e murgesha;

– Shkolla fetare (Bogoslovija) në Prizren me më shumë se 80 nxënës, profesorë e punëtorë;

– 4 objekte nën mbrojtje të UNESCO-s: Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Graçanicën dhe Vigjëreshën Levishka, të cilët njëkohësisht janë objektet më të rëndësishme në kulturën serbe;

– Pasurinë shoqërore e private të dhjetëra mijëra njerëzve si dhe thesarin natyror për të cilin institucionet shtetërore kanë shënime më të sakta.

Natyrisht e gjithë kjo është e rëndësishme edhe për njerëzit tjerë që jetojnë këtu dhe me të cilët dëshirojmë të jetojmë në paqe.

Ndoshta ka ajër dhe ujë për të gjithë dhe ndoshta jemi në gjendje që përfundimisht ta respektojmë njëri – tjetrin si njerëz të cilët nuk kanë mundur të zgjedhin cilit popull do t’i takojnë dhe ku do të jetojnë”, ka shkruar Janjiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme