Janjiq: Me vënien e taksës, Kosova ka përforcuar pozicionin bisedues

16:03 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit drejtues të Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se taksa e vënë e Kosovës për mallrat serbe nuk do të hiqet brenda natës dhe se ajo është vënë që Kosova ta përforcojë pozicionin në negociata, transmeton Koha.net.

“Zyrtarët e Kosovës ia kanë dalë dhe tani në prag të negociatave janë shumë më të fortë se sa para vendosjes së këtyre masave“, ka thënë Janjiq për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Duke komentuar shkrimin e Washington Postit se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të punojë për heqjen e taksës 100 %, Janjiq ka vlerësuar se Thaçi nuk pyetet shumë për taksën dhe se ajo është masë e Qeverisë.

“Taksa do të hiqet kur Kosova të marrë diçka shpërblim. Pasi të analizohet, vërehet se qëllimi i masave është për të treguar se Kosova është shtet dhe se mund t’ia kthejë Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Janjiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme