Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Dy vjet më vonë, në vitin 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit.
Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.
Krejt kjo pasi që marrëveshja e arritur fillimisht në vitin 2013, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, nuk është zbatuar asnjëherë.
Por, tani pas 9 vitesh çdo ditë e më shumë eksponentë të fuqishëm të politikës ndërkombëtare, po kërkojnë që Kosova ta zbatojë këtë marrëveshje.
Një nga ta është edhe përfaqësuesi BE-së për Politikë të Jashtëm dhe Siguri, Josep Borrell.
Një ditë më parë, ai ka deklaruar se Prishtina zyrtare duhet ta zbatojë këtë marrëveshje, që pas vitit 2013 ishte negociuar edhe në vitin 2015.
Në këtë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa, i cili në një përgjigje ka thënë se përgjigja për moszbatimin e kësaj marrëveshje, nuk duhet të kërkohet në kohën kur ai ishte shef qeverie.
“Sa e lexova, shkruante se Borell (në mënyrë eksplicite) kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend. Prandaj përgjigje mund të jap Kuvendi i asaj kohe ose qeveria e asaj kohe”, ka thënë Mustafa.
Pavarësisht se kush e hodhi firmën, Asociacioni duhet të themelohet sipas analistit politik Artan Muhaxhiri.
Sipas tij, Kurti nuk mund të rezistojë edhe gjatë, ndaj duhet të gjejë formën e duhur ta implementojë këtë marrëveshje.
“Tema e Asociacionit është bërë një mur që po e ndan Qeverinë e Kosovës jo vetëm me BE-në, por edhe me aleatët tjerë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq, sepse ekzistojnë qëndrime diametralisht të kundërta. Por dihet sa herë ka presione të tilla të koordinuara shumë të mëdha ato tema edhe realizohen në një mënyrë ose tjetër, kështu që qeveria e Kosovës mos të këmbëngulë në injorimin e kësaj teme”, ka shtuar Muhaxheri.
Por krejt mendim tjetër ka analisti serb Dushan Janjiq.
“Në thelb deklarata nga Borell dje më duket vërtet e çuditshme. A është kjo gjuhë tipike burokratike? Shumë flasin e asgjë nuk e thonë. Ai tha se po insistojmë në një zbatim pra implementim të marrëveshjes. Jo, nuk mund ta detyrojmë Prishtinën ta bëjë këtë. Kjo është qasje krejtësisht e gabuar. Unë mendoj se ai donte në të njëjtën kohë të kënaqte presionin e Vuçiqit dhe vendeve të tjera, duke përfshirë qeverinë e tij, të cilët e shtynë atë të bënte diçka për zbatimin e asociacionit”, ka theksuar Janjiq.
Sipas Dushan Janiq, edhe nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për Asociacionin, Serbia nuk do ta njeh Kosovën.
“Të besosh se kur do të zbatohet Asociacioni, Serbia do ta njohë Kosovën është krejtësisht çmenduri? Asociacioni i komunave nuk është teme e re. Çfarë është me të drejtat pronësore, çfarë me pacientët, çfarë me kujdesin social? Kush do të paguajë koston e privatizimit? Çfarë do të ndodhë me çështjen e sigurisë, bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë?”, është shprehur Janjiq, për RTV Dukagjini.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...