Google ADS

Janë përkujtuar 10 dëshmorët nga Gjakova të rënë në luftën e Koshares

21:20 | 11 Maj 2024
R J

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar 10 dëshmorët nga Gjakova të rënë në luftën e Koshares. Akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tyre është organizuar nga Shoqata e Brigadës “Agim Ramadani” në Koshare dhe Komuna e Gjakovës.

Në 25-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Ali Hasi, në betejën e Koshares, në Gjakovë janë përkujtuar edhe 9 dëshmorët e Gjakovës, pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Eprorë dhe bashkëluftëtarë e vlerësuan lart heroizmin dhe veprën atdhetare të dëshmorëve të rënë.

Ndërkaq në 25-vjetorin e rënies, në Gllogjan janë përkujtuar 7 dëshmorët e rënë në betejën e Shavareve në Gramaqel në mesin e të cilëve vëllezërit Muslijaj dhe rapsodi i njohur Lan Dobra./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme