Jam i indinjuar e i mërzitur me atë çfarë ndodhi sot në Londër

23:04 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur indinjatë ndaj sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Londër, duke bashkëndje me familjet dhe me popullin britanik.

“Jam i indinjuar e i mërzitur me atë çfarë ndodhi sot në Londër. Në këto çaste bashkëndjej me familjet dhe me popullin britanik. Kosova i ka 1001 arsye më shumë të jetë solidare me Londrën sot! Ngushëllimet e mia më të thella për familjet, qeverinë dhe popullin britanik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme