Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, ka treguar se pse sipas tij, ka rritje alarmante të rasteve me COVID-19.
“Gjatë javëve të fundit, kemi pasë një largim të masave që kanë kufizuar grumbullimin e njerëzve dhe si pasojë e saj (grumbullimit të njerëzve në hapsira të mbyllura) pa përdorim të maskës dhe duke mos pasë distancën fizike dhe duke pasë hyrjen e variantit të ri Delta; të gjitha këto kanë rezultuar që gjatë ditëve të fundit të kemi një numër të konsiderueshëm të mijërave rasteve të regjistruara”.
Jakupi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ardhjen e variantit të ri Delta dhe me grumbullimin masiv të njerëzve, kjo ka ndikuar që sipas tij, të kemi situatën që e kemi sot.
“Varianti Delta është i njëjtë, por pëson disa ndryshime në disa struktura që ne i quajmë antigjenike – në pjesë përbërëse të virusit. Këto mutacione, kanë ndikuar që virusi nëse është prezent në spërklat të cilat ne i marrim, ose në duart e papastra të ketë mundësi më lehtë të ngjitet dhe kjo nënkupton që është më infektiv”.
“Struktura e virusit ndikon në atë mënyrë që nuk është shumë qartë i vërejtur nga sistemi i jonë imunologjik dhe kjo ndikon që të kemi një marrje të infeksionit dhe shprehje të pasqyrës klinike me shenja të infeksionit. Ky kombimnim i bartjes më të lehtë të virusit ka ndikuar që të kemi një pasqyrë klinike të rëndë dhe poashtu të kemi një numër masiv të rasteve në Kosovë.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz