Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Në seancën e sotme, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyn në sallë me kollare, transmeton Telegrafi.
Kështu njoftoi avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra.
Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.
Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.
Ndryshe, mbi 50 dëshmitarë janë dëgjuar për një vit në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale ndaj ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve.
Sipas aktakuzës së ZPS-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit e krime lufte, që pretendohet se janë kryer ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator të vitit 1999.
Megjithëse procesi kishte filluar një vit më parë, ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...