Në ditën e nisjes së bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, Jakup Krasniqi, atëherë zëdhënës i UÇK-së ndodhej në Shqipëri, bashkë me disa anëtarë të delegacionit të Kosovës të kthyer nga Parisi, ku ishte zhvilluar rrethi i dytë i bisedimeve pas atyre të Rambujesë.
“Kishte dy-tri ditë që ishim kthyer në Shqipëri nga Parisi pas përfundimit të Konferencës Ndërkombëtare në Rambujesë për Kosovën. Marrëveshja që nënshkruar nga pala jonë e ndërkombëtarët, por jo edhe nga pala serbe. Pjesa tjetër e delegacionit, në rrugë të ndryshme ishin kthyer nga Tiranë për në Kosovë”, kujton Krasniqi.
Ai 18 vjet pas nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, tregon se pse mbeti në Shqipëri.
“Me kërkesën e delegacionit mbeta në Shqipëri me detyrën për të pasur takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm të vendeve të botës demokratike (SHBA, BE etj.) dhe vazhduar komunikimin me mediat kombëtare e ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Krasniqi që aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë tha se e mori vesh nga Bardhyl Mahmuti, përfaqësuesi i UÇK-së në perëndim që NATO-ja do të niste bombardimet, disa orë para se ato të fillonin, shkruan kallxo.com.
“Më 24 mars, disa orë para bombardimeve, më ka thirrur Bardhyl Mahmuti, zëdhënës e përfaqësues i UÇK-së në perëndim dhe më thotë: ‘Sonte në ora 20.00, NATO do të fillojë bombardimet mbi objektivat ushtarake serbe’”, tha Krasniqi.
Ai deklaroi se lajmi ishte më i miri i mundshëm i dëgjuar atëherë, por sipas Krasniqit edhe dhimbjet e asaj kohe ishin të mëdha.
“Lajmi vërtet ishte shumë i mirë, por edhe dhimbjet për ne shqiptarët ishin të mëdha. Ato dhimbje ma kujtonin shpesh një gjë: ‘Pa dhimbje të mëdha, nuk ka lindje të madhe’”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se “besimin në fitore e kisha të paluhatshëm e të plotë, se e kishim në mbështetje aleancën më të madhe të botës – NATO-n”.
18 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja nisi bombardimet ndaj forcave të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...