Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për deportimin e gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi.
Ai thotë se është turp ekstradimi i profesorëve për në Turqi, ndërsa thekson se janë kriminelë ata që kanë dhënë këtë urdhër.
Krasniqi thotë se nëse kryetari i shtetit, kryeministri e kryeparlamentari nuk e dinë kush ka dhënë urdhër për ekstradimin e tyre, atëherë kush po sundon në Kosovë?
Më poshtë keni postimin e tij të plotë:
Tirania brina s’ka!
Arrestimi dhe ekstradimi i arsimtarëve të Kolegjit Memet Akif në Turqi është turp që nuk lahet lehtë, është më shumë se turp se është dëshmi e gjallë se ky mentalitet as bënë e as krijon shtet dhe as mbron shtet.
Ata njerëz që kanë dhënë urdhër për një veprim të tillë, janë kriminel. Kriminel që po e shkatërrojnë shtetin e vet, që po e izolojnë popullin tonë dhe në vend që të integrohemi në Demokracinë Perëndimore, po integrohemi në despotizmin e tiraninë aziatike. Turpi qoftë mbi ata që e gatuan ketë gjellë të ligë.
Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë?
Me ketë veprim të shtetit tim, u ndjeva më shumë se i turpëruar.
Turpi brirë nuk ka!
P.S. Ministri i PM e Shefi i AKI-së edhe mund të shkarkohen, por përgjegjësia është te urdhërdhënësi i tyre!
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...