Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për ndryshime të thella e përmbajtësore në qeverisjen e vendit.
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar për një seri shkrimesh në të cilat do të trajtojë disa prej problemeve me të cilat po përballet Kosova.
Krasniqi, shkrimet i ka nisur me kritika për udhëheqësit e shtetit.
Sipas tij, hapi i parë drejt rrugës së drejtë është udhëheqja nga të diturit, ata që dinë e duan t’ia japin rrugën e mbarë këtij vendi e populli me individualizëm të theksuar.
Shkrimi i Krasniqit:
Në shatë vazhdime do t’i shpalosi disa çështje që i kam cekur para gjashtë viteve, e më të cilat probleme është duke u përballur sot Kosova.
ÇKA I DUHET SOT KOSOVËS?
Kosova gjatë viteve 1999-2013 ka kaluar nëpër momente të rëndësishme sa të gëzuara po aq edhe të shqetësuara, sigurisht krahas sukseseve e vështirësive të natyrave nga më të ndryshmet. Ishin këto vite të rëndë-sishme, kur Kosova dhe populli shqiptar pas shekujsh robërie, për herë të parë po e shijonin frymën e lirisë, aromën për të qenë të lirë dhe kjo është tepër domethënëse si për vendin, ashtu edhe për popullin tonë. Gjatë katërmbëdhjetë vjetëve të lirisë, nga të cilat pesë vjet të arta të pavarësisë dhe përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova i ka shijuar të arriturat e saj, por edhe e kanë shoqëruar dobësi jo të pakta, të cilat, sidomos të kohëve të fundit, duhet të ndërpriten dhe ka mundësi objektive të ndërpriten, por jo pa vullnetin politik të shumicës. Sa më parë që të bëhet kjo, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e popullit dhe vendit tonë. Kur ishim nën robëri të egër, kur i përjetonim vuajtjet e rënda burgjeve, kur bënim rezistencë pasive e aktive, por edhe kur luftonim për liri, pavarësi e demokraci, besonim se pas çlirimit të vendit, jo vetëm që do t’i flaknim robërinë, padrejtësinë, papunësinë, prapambeturinë, moszhvillimin… por do të ecnim drejt trendit të jetës së re të zhvillimit e të përparimit, duke i shfrytëzuar pasuritë dhe potencialet kryesore të vendit: njeriun, si burimin kryesor të zhvillimit, kapacitetet e tij profesionale e intelektuale dhe energjitë e tij pozitive; tokën si dhuratë të Perëndisë për ta punuar me dashuri e përkushtim dhe pasuritë nëntokësore (linjitin dhe mineralet e shumta) që i ka jo pak vendi ynë.
Por, këto gjera të pritshme nuk po i shohim as në 14 vjetët e lirisë e as në pesëgjashtë vjetët e pavarësisë. Para nesh shtrohet një pyetje: Si ta kapim trendin e ri të zhvillimit botëror me këtë nivel të sundimit të ligjit, me këtë nivel të sigurisë së investimeve të brendshme e të jashtme dhe me këtë nivel të besueshmërisë në institucionet tona të krijuara pas flijimeve të shumta? Këto çështje e shumë të tjera nuk guxojnë të mbesin pa përgjigje të duhur, sidomos tani. Nuk do të ketë përgjigje të duhur pa ndryshime të thella e përmbajtjesore në qeverisjen e vendit dhe hapi i parë është të na qeverisin të diturit, ata që dinë e duan t’ia japin rrugën e mbarë këtij vendi e populli me individualizëm të theksuar.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...