Nënshkrimi i koalicionit të djeshëm mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, po del të jetë imponuar. Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.
Pa e zgjatur shumë, ai ka deklaruar për “Indeksonline” se zhvillimet politike kanë bërë që Nisma me AAK-në të marrin vendim të imponuar për koalicion me PDK-në.
“ Vendimi është i imponuar nga zhvillimet e djeshme të pas ditës!”, ka thënë ai.
Krasniqi është shprehur se qëndrimet e Nismës lidhur me çështjet e mbetura pezull në qeverinë e kaluar, nuk do të ndryshojnë.
Nisma, që ishte kundër demarkacionit dhe formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.
Sipas Krasniqit, “JO” do t`i thuhet të dy marrëveshjeve të cilat i ka kundërshtuar në qeverisjen PDK-LDK.
“Në qëndrimet politike, e as në parime nuk do bëjmë asnjë ndryshim e qëndrim! Demarkacionit kështu si është Kuvendi duhet t’i thotë jo e po ashtu edhe zahednicës!”, është shprehur ai.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...