Dje u votua delegacioni qeveritar për përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë, i cili do të bashkëkryesohet nga PSD dhe NISMA.
Por, Jakup Krasniqi i NISMA-s, i ka reaguar Dardan Sejdiut të PSD-së.
“Pas votimit të Delegacionit qeveritar në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor 2018, Dardan Sejdiu paska thënë: “Hera e parë që kemi prej nisjes Kuvendin në timon të dialogut”. Por, votimi i sotëm timonin për dialog nuk ia la në duar Kuvendit se edhe ashtu nuk mund t’ia merrte diçka që e kishte ai”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se nëse përdorim saktësinë gjuhësore duhet të thuhet: ‘Timoni për dialog (bisedime) me Serbinë prej sot është në duart e Delegacionit që u miratua në Kuvendin e Kosovës e jo në duart e Presidentit’.
Sipas tij, me votimin e Rezolutës së propozuar nga PSD-ja, Kuvendi nuk ka marrë asnjë kompetencë që nuk e kishte, por i ka dhënë fuqi funksionimi një Delegacioni qeveritar për të biseduar me Serbinë në Bruksel.
“Natyrisht, materia ose rezultati i bisedimeve sërish duhet t’i kthehet Kuvendit, i cili është organi i vetëm që marrëveshjes së mundshme (nëse arrihet!), ia jep legjitimimin, siç ia jep çdo ligji, i cili pastaj zbatohet nga Qeveria ose siç bën ratifikimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare me dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, që do të thotë për Marrëveshjen e Normalizimit me Serbinë duhet të votojnë 80 deputetë nga 120 sa i ka Kuvendi ynë”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij e gjithë çështja është: “Cilësia e marrëveshjes së arritur!Këtu duhet të bëhet i tërë përqendrimi i Delegacionit të Qeverisë në bisedimet e Brukselit.
Cilësia është e rëndësishme, kur të jetë arritur kjo, ratifikimi i saj në Kuvend nuk do të duhej të ishte problemi!”
Sipas Krasniqit është e rëndësishme kur përfaqësuesit e popullit e kanë saktësinë gjuhësore në të folur e në të shkruar.
“E ata, sa herë i drejtohen opinionit publik duhet ta dinë se jo të gjithë shqiptarët janë analfabetë potencialë!”
“Ndërsa opozita në konstelacionin e ri të forcave në Kuvend, duhet të bëhet pjesë e Delegacionit qeveritar të miratuar për të dhënë kontributin e saj nga fillimi i dialogut, kuptohet duke lënë anash retorikën e fjalëve. Pjesëmarrja e opozitës në Delegacionin e Qeverisë për bisedime është e rëndësishme për vendin dhe padyshim ndihmon në cilësinë e marrëveshjes!”.
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian