Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi si duket i është kundërpërgjigj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me vargje poetike, ku mes tjerash shkruan “U ngut një bandill, në fakt qe një debill, që deshi të bëhet mbret, s’diti tjetër pos të pellet”.
Lladrovci përmes një shkrimi publik, të shtunën i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me emrat të mëdhenj, por ta le politikën e “t’i kthehet kosës”.
“Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë”, ka shkruar Lladrovci.
Krasniqi me postimin e poezisë, nuk shkruan se i kundërvihet Lladrovcit, por nga përmbajtja e poezisë, nënkuptohet se është një përgjigje e tij.
Poezia Epitaf e poshtuar në Facebook nga Krasniqi:
EPITAF
U ngut një bandill
Në fakt qe një debill
Që deshi të bëhet mbret
S’diti tjetër pos të pëllet
Shkeli mbi çdo vlerë
Në dimër e në verë
Tek bëri karrierë thuaja
Stolisur me pupla të huaja
Lapidarin aq fort e desh
Por me injorancë u mvesh!
Sa keq për kombin kjo godet Medet!
Medet! Medet!
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...