Jakup Krasniqi ka dhënë fjalën e tij pa betim para trupit gjykues sot në Hagë duke filluar me tregimin e të kaluarës së tij që nga fëmijëria, e kaluar e cila sipas tij, ndriçon pafajësinë e tij.
Krasniqi deklaroi se aktakuza e Prokurorisë Speciale sipas tij është absurde dhe ai asnjë here s’ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër kriminale siç janë vrasjet, burgosjet, apo keqtrajtimet.
“I përmenda torturat ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë gjyqtar jugosllav asnjëherë as s’kanë qenë objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë t’i brejë ndërgjegjja. S’e kuptoj logjiken e aktakuzës, ndaj popullit tonë është bërë vrasje, tortura, krime, burgosje, unë ato i urrej, jo sepse janë bërë ndaj popullit tim. Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë ne asnjë vrasje, burgosje, apo trajtim çnjerëzor, kjo sepse intelektualiteti im më ka bërë të mësoj forma tjera”, tha Krasniqi para trupit gjykues.
Ai përmendi kohen kur ka dalë nga burgu në Serbi, nga i cili tha se “nga burgu i Novi Sadit dola në burgun me 2 milionë shqiptarë që quhej Kosovë”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...