Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vucic, pasi ky i fundit kishte folur rreth ndarjes së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se presidentit serb i duhet një psikolog dhe një psikiatër, shkruan arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
DUHET NJË PSIKOLOG E NJË PSIKIATËR PËR VUCIQ-IN
Kur krimineli bëhet President, siç është rasti me Viçiqin i cili kur ishte lufta në Bosnje e Hercegovinë dëgjohet duke thënë: “Për një serb të vrarë, 100 boshnjak duhet vrarë”. Në atë kohë ai ishte Ministër i Millosheviqit dhe tani mban postin e Presidentit të Serbisë, por ky nuk është i vetmi që ka biografi krimineli në institucionet e shtetit të Serbisë. Me të cilët zyrtarë, Millosheviqi ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Sivjet po bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës e 20 vjet nga Lufta e familjes Jashari me shtetin e Serbisë, luftë që zgjati tri ditë.
Tri ditë një shtet ushtarak e policor, luftoj me një familje. Rënia e asaj familje mobilizoi kombin për luftë çlirimtare. Dhe një vit e pak muaj pas asaj lufte të Lavdishme, Serbia, me bisht nën shalë u largua nga Kosova. Kosova nga Tokë e pushtuar (tetor- nëntor 1912 – qershor 1999) u shndërruar në Tokë të çliruar. Fitorja e Serbisë në Kosovë kurrë nuk ka ekzistuar.
Kosova edhe gjatë 87 viteve te pushtimit të Serbisë, ishte dhe mbeti me shumicë shqiptare, pra ishte djep që rriste shumë fëmijë shqiptar edhe zemrat e tyre ishte e shqiptarëve. Sa për tani, as që mund të mendohet ndryshe nga njerëzit me zhvillim normal e shëndet të mirë mental. Vuçiq e dinë që edhe Beogradi dikur ishte i pushtuar nga hungarezet, por tani nuk është më i tyre, sot është serb. Dikur edhe Azia e Afrika ishin të pushtuara nga Evropianet, por sot janë të lira. Shembuj të tillë ka shumë kudo në Botë.
Pse thash që Vuçiqit i duhet një psikolog e një psikiatër. Këta i duhet për të konstatuar shëndetin mental të tij. Shikoni se çka thotë në pak fjalë: “Ajo pjesë e territorit është e jona, jo e tyre, kaq është kjo”. Nëse është kështu, siç po e thotë, pse më pas duhej ta thoshte “xhevahirin” tjetër të tij: “Ka më shumë modele se një të cilat janë vështirë të pranueshme qoftë për njërën, qoftë për palën tjetër. Është e vështirë të pranohet modeli më i mirë. Por për atë duhet ende të bisedohet, duhet vullnet politik në Prishtinë, jo vetëm në Beograd, por edhe në Bruksel, që të arrihet kompromisi, e jo vetëm të bëhet presion në Serbinë”.
Pse Vuçiq është i tillë, si qytetar i Serbisë nuk ka ndonjë problem, se të tillë ka shumë shokë atje, por, është për të ardhur gjynah, si populli që pretendon të jetë “hyjnor” e ka për President një të tillë që flet më shumë se përçartë. Apo në Ballkan, “Janë rrokullisur tenxheret dhe i kanë gjetur kapakët”!
Kjo është e keqja më e madhe e Ballkanit Perëndimor, që në krye të shteteve janë instaluar udhëheqës jo racional, secili më tinëzar e mashtrues se tjetri. Udhëheqës që nuk dinë t’i pranojnë realitetet e krijuara dhe të tillët nuk dinë as të ndërtojnë partneritete për zhvillime e progres rajonal. Kjo është për t’u shqetësuar! Dhe ky shqetësim nuk vlen vetëm për serbët!
Ballkani ka nevojë që të ketë më shumë vlera evropiane. Me këto vlera që i ka, vazhdon të mbetet “Bure baroti”, siç cilësohej në fillim të shekullit XX! Ndonëse ne jetojmë në shekullin XXI./arbresh.info/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...