Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka sqaruar ndalimin e saj për të hyrë në hyrë në Beograd.
Jahjaga, në një postim në Facebook ka thënë se arsyeja e pengesës që iu bë në këtë drejtim është absurde, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.
Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.
Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time.
Zyra ime dhe organizatorët e festivalit janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar pjesëmarrjen time në këtë festival, me bindjen se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.
Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të 90-a kur kanë qenë edhe protagonistë.
Por dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udheheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufinj./Arbresh.info.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë