Nesër shënohet 20 vjetori i hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë. Me këtë rast do të organizohen shumë aktivitete në Prishtinë. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në shesh për ta falënderuar Clintonin, Albrghtin.
Ajo në një status në Facebook ka thënë se Kosova është e nderuar si vend, si popull që bashkë me ne do jenë miqtë tanë të mëdhenj, më meritorët që ne po festojmë këtë përvjetor.
“Nesër shënojmë 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës, kemi ftuar miqtë dhe aleatët tanë me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë. Jemi mëse të nderuar si vend, si popull që bashkë me ne do jenë miqtë tanë të mëdhenj, më meritorët që ne po festojmë këtë përvjetor”, ka shkruar Jahjaga.
Ajo tutje ka thënë se jemi të nderuar me prezencën e ish-presidentit Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright.
“Jemi mëse të nderuar me prezencën e ish-presidentit Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright, dhe të shumë mysafirëve tjerë. Miqtë të cilët s’na harruan asnjëherë, t’i falënderojmë me prezencën Tuaj në sheshin “Skënderbeu”, nesër që nga ora 11:00. Prania Juaj është falënderimi më i madh, për gjithë atë çfarë Clinton, Albright dhe miqtë tjerë bënë për vendin tonë! Shihemi nesër në sheshin “Skënderbeu”!”.
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...