Jahjaga takon ish-zëvendëspresidentin amerikan Biden

09:20 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish -presidentja e Kosovës, Atifete Jahjafa ka takuar  Joe Biden në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën për Siguri në Munih.

Jahjaga, ka theksuar  se Biden, është  ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet.

Me Zëvendëspresidentin Biden diskutuam për sfidat dhe të arriturat e Kosovës në këto 10 vite pas shpalljes së pavarësisë. Jam tejet falënderuese që festën tonë për pavarësi ta ndaja me z. Biden— ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Ajo ka thëmë se  Kosova shtet është ëndrra e realizuar e shqiptarëve.

“Kosova shtet është ëndrra jonë e realizuar. Sot kur festojmë 10 vjetorin e shtetësisë tonë, të kujtojmë sakrificën e jashtëzakonshme të gjeneratave të shumta, të familjeve tona, vuajtjen e qytetarëve të Kosovës për ta bërë shtetin tonë. Shtetin e kemi, por na duhet të jemi më këmbëngulës që ai të reflektojë vlerat dhe idealet tona”, ka shkruar Jahjaga.

Fotografia e Atifete Jahjaga

Të ngjashme