Ish-Presidentja Jahjaga takon Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi.
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u takua me Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi me të cilën bisedojë për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në proceset e sigurisë.
Presidentja Jahjaga falënderojë zëvendës sekretaren Cooper për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë proceseve të ndryshme shtetndërtuese të Kosovës dhe theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit në konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit– në kuadër të integrimeve euro-atlantike.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua rreth procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, me ç’rast Presidentja Jahjaga kërkojë ndihmën e SHBA-ve dhe mbështetje të mëtutjeshme. Zëvendës sekretarja Cooper rikonfirmojë gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës gjatë proceseve në fushën e sigurisë, duke theksuar se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës./Indeksonline
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...