Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me anë të një postimi në Facebook, Jahjaga bëri të ditur se me Escobar kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-ShBA, si dhe tha se është njoftuar më hollësisht nga diplomati amerikan në lidhje me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Pata kënaqësinë ta takoj Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me të cilin biseduam për marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që ShBA-ja ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.
Jahjaga shtoi se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së, roli i së cilës është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin.
“Njëherësh ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, përfundon shkrimin Jahjaga./arbresh.info/
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut