Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka vendosur që t’ia njohë të drejtën mbi pronësinë Shyhrete Berishës dhe këtë vendim e ka përshëndetur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Jahjaga, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se vendimi i sotëm duhet të shërbejë si vetëdijesim për të ngritur zërin edhe për raste të tjera të ngjashme.
“E përshëndes vendimin e drejtë të Gjykatës Themelore në Prizren që vendosi në favor të Shyhrete Berishës, që asaj t’i mbes shtëpia në të cilën ajo mbante kujtimet e familjarëve të saj”, shkruan Jahjaga në Facebook.
“Shyhreten fatkeqësisht drejtësia dhe shoqëria kosovare e la të dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë, duke e përballur me konteste gjyqësore, sikur asaj të mos i mjaftonte dhimbja me të cilën kishte jetuar gjithë këto vite pasi kishte humbur të gjithë familjen në masakrën e familjes Berisha nga Suhareka gjatë luftës në Kosovë”.
“Vendime si ky duhet të shërbejnë si shembuj që të jemi edhe më të zëshëm për të kërkuar drejtësi për të gjitha rastet, sepse Shyhretja nuk është e vetmja që i është mohuar e drejta për të trashëguar pronën”.
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?