Ish -Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka përmbyllur vitin 2019 me fëmijës e SOS Fshatrave të Kosovës.
Jahgaga përmes Facebook-ut, ka uruar Vitin e Ri, duke shtuar se edhe këtë vit, si vitet tjera ka zgjedhur që ta përmbyll me fëmijët.
‘Tradita vazhdon – si shumë vite të tjera edhe këtë herë zgjodha që të e përmbyll vitin me më të dashurit tanë – fëmijët. Sot, së bashku me z. Artur Krasniqi, udhëheqës i Kishës Protestante në Prishtinë, gëzuam fëmijët me shumë dhurata dhe ëmbëlsira për Vitin e Ri”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga./arbresh.info
Postimi i plotë:
Tradita vazhdon – si shumë vite të tjera edhe këtë herë zgjodha që të e përmbyll vitin me më të dashurit tanë – fëmijët.
Sot, së bashku me z. Artur Krasniqi, udhëheqës i Kishës Protestante në Prishtinë, gëzuam fëmijët me shumë dhurata dhe ëmbëlsira për Vitin e Ri.
Ashtu si gjithmonë u prita me shumë përqafime, buzëqeshje e dashuri nga fëmijët e @SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Uroj që viti që po vjen le të jetë një vit i përkrahjes, dashurisë e kujdesit ndaj atyre që kanë nevojë për ne.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...