Gjykata Themelore e Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sjediu është dënuar me 15 burgim vjet për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
Lidhur me këtë ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj institucioneve gjyqësore për punën e tyre në zbardhjen e rastit.
Me anë të një postimi në Facebook, Jahjaga theksoi rëndësinë e dënimeve të tilla për kriminelët që shkelin normat ligjore dhe morale të shoqërisë.
Ajo tutje ka shtuar se ndonëse ky dënim nuk mund ta kthejë në jetë Marigonën, por sipas saj është një lehtësim shpirtëror për familjen Osmani.
Postimi i plotë:
Drejtësia gjithmonë triumfon!
Gjykata Themelore në Prishtinë paska marrë vendimin e duhur duke dënuar vrasësin e së ndjerës Marigona Osmani me burgim të përjetshëm ndërsa bashkëkryerësin e veprës me 15 vite burgim.
Përgëzoj institucionet gjyqësore të vendit për punën e dinjitetshme dhe të palodhur drejtë zbardhjes së rastit. Dënime të tilla duhet aplikuar ndaj çdo krimineli që thyen normat ligjore dhe morale të shoqërisë sonë.
Familjes Osmani ky dënim nuk do ua kthej në jetë Marigonën, por së paku të jetë një lehtësim shpirtëror, jo vetëm për ata por për gjithë ato familje që presin që vrasësit e fëmijëve tyre ta marrin dënimin e merituar.
Jeta e gruas ka vlerë të barabartë me atë të burrit!/Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?