Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë ne Forumin Ekonomik të Katarit.
Ajo aty ka folur lidhur me pandeminë e COVID-19, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj është shumë e thjeshtë që këto dy shtete t’i përmirësojnë marrëdhëniet; vetëm që Serbia duhet ta njohë Kosovën.
“E pyetur se çfarë duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte goxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt””, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Aktualisht dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk ka as qëllim përfundimtar dhe as afat kohor dhe dyja palët janë edhe më larg të arriturit një marrëveshje./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...