Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas sulmit në veri, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
“E prekur nga ngjarja e rëndë sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ku një polic i Kosovës humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur”, ka shkruar Jahjaga.
Jahjaga tha se ky është një sulm ndaj sundimit të ligjit, stabilitetit dhe paqes në vend, duke shtuar se është e bindur se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm.
“Policët e Kosovës janë epitet i guximit, përkushtimit dhe dashurisë ndaj detyrës dhe vendit. Ky është një sulm ndaj sundimit të ligjit, stabilitetit dhe paqes në vend. Jam e bindur se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin hapa të menjëhershme dhe do të bëjnë çmos që të zbardhin këtë rast dhe të sjellin para drejtësisë kryesit” ka shkruar ish presidentja.
Ajo shprehi ngushëllime për familjen e policit të vrarë, dhe policit të plagosur i uroi shërim të shpejt.
“Në këto momente të vështira, ndaj dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllime familjes së policit të ndjerë, si dhe i uroj shërim të shpejtë policit të plagosur”, përfundoi ajo./ Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...