Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bashkë me gazetaren Edita Doli, festën e Kurbran Bajramit kanë vendosur ta kalojnë me Ferdonije Qerkezin.
Këtë e bëri të ditur Jahjaga përmes një postimi në Facebook.
“Këtë festë Bajrami vendosa që së bashku me miken time, Edita Doli, ta kalojmë së bashku me nënë Ferdonije Qerkezin, e cila ka humbur bashkëshortin dhe djemtë e saj në luftë”, është shprehur Jahjaga.
Ndërkaq, vizita e ditës së parë e festës së Kurban Bajramit nuk mbaroi me kaq, Jahjaga ka vazhduar të bashkëndajë gëzimin e festës edhe me prindërit e poetes Yllka Domi, e cila në vitin 1999 është vrarë nga forcat serbe.
“Një copëz të festës e ndamë edhe me znj.Dashurie dhe z.Afrim Domi, prindërit e poetes dhe heroinës Yllka Domi, e cila e dha jetën e saj për lirinë e Kosovës”, ka thënë ish-presidentja.
Gjithashtu, Jahjaga ka thënë se ditët e festave bëjnë bashkë shumë familje, dhe e bënë secilin të mendojë për çdo bekim që kanë.
Ndërsa, sipas saj gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet edhe të rikujtojmë se gëzimi dhe festat vetëm se bëhen më të mëdha kur ndahet me të tjerët.
“Ditët e festave mbledhin familjet dhe na bëjnë të mendojmë për bekimet që i kemi. Por, gjatë numërimit të këtyre bekimeve duhet të rikujtojmë që gëzimi e festa shumëfishohet nëse e ndajmë me të tjerët”, ka thënë Jahjaga.
Jahjaga për prindërit e Yllka Domit, ka thënë se janë shembull i fuqisë, shpresës së pa shteruar vetëm për një Kosovë të cilën e kanë ëndërruar dëshmorët e paharruar të luftës për liri.
“Nënë Ferdonija, znj.Dashurie e z.Afrimi janë shembulli i fuqisë, qëndrueshmërisë, e shpresës për një Kosovë të cilën e ëndërruan ata që ranë për të” tha Jahjaga..
Ndërkaq, ajo ua ka uruar çdo qytetari myslimanë, festën e Kurban Bajramit, duke thënë se tryeza e Bajramit të kujton se sa e rëndësishme është familja dhe sa të çmueshme janë momentet që ndahen me të tjerët.
“Qytetarë të dashur myslimanë, me fat festa e Kurban Bajramit! Begatia, harmonia dhe dashuria e pafund shoqërofshin përherë familjet e juaja. Mos harroni të ndani dashuri e pak nga tryeza e juaj e Bajramit me ata që kanë nevojë për pak nga lumturia e begatia e shtëpive tuaja”, ka shkruar në fund Jahjaga./arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...